Durrës, policia shpërndan pamjet e grabitjes së bankës (Video)

E publikuar: 09/07/2015 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria e Policisë së qarkut Durrës ka shpërndarë materialet filmike të kamerave të sigurisë së filialit të bankës “Credins”, në qendër të qytetit bregdetar që u grabit një ditë më parë nga dy persona të armatosur e të maskuar.

Ndërkohë, nga hetimet është zbuluar se autori i grabitjes që është ende në arrati, Robert Duka, ka qenë i dënuar në Greqi për të njëjtën vepër penale.

Një ditë më parë, forcat e policisë arrestuan vëllain e tij, Alban Duka, 31 vjeç, pasi u ndoq përgjatë segmentit kryesor nga Bashkia e Durrësit deri në periferi të Shkozetit.

Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar po ashtu se, kompanitë private që kujdeseshin për sigurinë kanë pasur mangësi në kryerjen e detyrës, ndaj dhe do t’u nënshtrohen kontrolleve.

Policia e qytetit bregdetar njofton se, në harkun kohor të një muaji në Durrës janë verifikuar dy grabitje bankash, autorët e të cilëve janë identifikuar dhe arrestuar.

/ Top Channel

s