Dua Lipa përkrah Bruno Mars në turneun e tij botëror

E publikuar: 03/05/2017 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, ka njoftuar se do të jetë mysafire e veçantë e këngëtarit të famshëm Bruno Mars në turneun e tij botëror që nis vitin e ardhshëm.

Dua do t’i ndihmojë Bruno Marsit në turneun e tij “24K Magic World Tour 2018”, i cili do të fillojë më 27 shkurt në Aucland.

Krijuesja e hitit “Be The One” do të jetë mysafire speciale për turneun që do të mbahet në Zelandën e Re dhe në Australi.