Dua Lipa parashikon fituesin mes Liverpoolit dhe Realit

E publikuar: 25/05/2018 17:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpool dhe Real Madrid do të takohen në Kievi të Ukrainës për trofeun të çmueshëm të ligës elitare evropiane për klube.

Shqiptarët kanë edhe një arsye më tepër për ta parë ndeshjen kryesore pasi që në ceremoninë e finales do të performojë Dua Lipa.

Kjo e fundit do të këndojë disa prej hiteve që ka sjell ndër vite, si “New Rules”, “New Love” dhe “IDGAF”.

Ajo ka dhënë edhe parashikimin e rezultatit final, ku ka pohuar se do të triumfojnë anglezët e Liverpoolit me rezultat 3-2 ndërsa edhe ju mund t’i dërgoni këngëtares rezultatin final të takimit përmes llogarisë së Ligës së Kampionëve në Instagram.

Theksojmë se qindra miliona njerëz pritet ta shikojnë takimin më të rëndësishëm të kësaj gare prestigjioze të kontinentit tonë.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet nesër (26 maj me fillim në ora 20:45).