Drita – Trepça 89, mbyllet me këtë rezultat

E publikuar: 14/10/2020 16:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Dritës dhe Trepçës 89’, e vlefshme për Superligën e Kosovës, raporton KosovaPress.

Ndeshja ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat minimal 1-0.

Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 59 të takimi dhe u realizua nga Betim Haxhimusa i cili e bëri këtë pak minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Nga tre ndeshje të zhvilluara, Drita ka tre fitore dhe 9 pikë të mbledhura, kurse Trepça 89’ nga pesë ndeshje të luajtura, i ka 6 pikë të tubuara.