Drejtori i ri i Interit në Londër për Conten

E publikuar: 11/05/2017 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportohet se drejtori i ri i Inter Walter Sabatini ka kaluar darkën me trajnerin e Chelsea Antonio Conte në Londër. Sabatini u emërua në krye të Inter gjatë mëngjesit të së mërkurës. Detyra e tij e parë do të jetë të gjejë një trajner të ri, teksa Stefano Pioli është shkarkuar të martën, pasi kishte marrë postin në nëntor. Nuk është sekret se Conte është zgjedhja e parë e Inter për stolin dhe Zikaltrit janë të gatshëm t’i japin 15 milionë euro në sezon italianit. Sipas MercatoRetweettato, Sabatini ka pasur një takim me Conte-n në një restorant italian në Londër më 26 prill.

Dihet se ish-drejtori sportiv i Roma dhe Palermo ka kaluar një kohë të gjatë në Londër në muajt e fundit. Kjo sugjeron se ai ka qenë duke përgatitur transferimin e ish-trajnerit të Juventus. Conte është pranë fitores së Premier League në vitin e parë te Chelsea, por familja e tij vazhdon të jetojë në Itali dhe vjen vetëm për ta vizituar. Ish-trajneri i Italisë njihet si gjuetar i projekteve të ekipeve që kanë nevojë të ringjallen pas një periudhe me probleme. Inter do të ishte ekipi ideal për të, ashtu siç ishte Juventus kur e mori nga vendi i shtatë drejtë e në majë, dhe Chelsea që vjet luajti një sezon për t’u harruar.