Drejtori i KEK-ut tregon a e bëri Hashim Thaçi drejtor

E publikuar: 28/12/2019 00:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një intervistë ekskluzive në emisionin N’Konak që është prodhim i gazetës inFokus, Njazi Thaçi, drejtori i KEK-ut tregon se si u bë drejtor i këtij institucioni.

Ai thotë se këtë pozitë e ka fituar me zotësinë e tij dhe se është vlerësuar maksimalisht në një konkurs të hapur dhe transparent, shkruan gazeta inFokus.

LEXO EDHE:

Thaçi tregon se pse KEK-u nuk do të jetë më ndotës i ajrit

“Nëse më kishte bërë drejtor zotëri Thaçi unë isha bë drejtor që nga shkurti i vitit 2008. Unë kam konkuruar për këtë pozitë me një proces të rregull transparent në një konkurs të hapur me mbikëqyrje të ambasadës britanike dhe të Shoqërisë Civile. Jam vlerësuar maksimalisht si nga pjesëtarët e Ambasadës Britanike por edhe nga Shoqëria Civile që ka marrë pjesë gjatë procesit” tha ai N’Konak./Gazeta inFokus/