Donika Kadaj- Bujupi me një mesazh nga burgu, për 28 Nëntorin!

E publikuar: 26/11/2015 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj- Bujupi vjen edhe me një mesazh para Festës së Flamurit, ditë kur partitë opozitare kanë paralajmëruar një protestë të përgjithshme. Kadja – Bujupi në mesazhin e saj kërkon nga qytetarët e Kosovës që të bëhen bashkë në mbrojtje të shtetit, raporton Gazeta Blic.

Ky është mesazhi i plotë i deputetes Donika Kadaj Bujupi

Privuar nga e drejta që fizikisht të jem pranë qytetarëve në misionin përfaqësueses të deputetes, pranoni të ju shkruaj në prag të festës së flamurit duke ju uruar me thirrjen që në këtë ditë të kombit të bëheni bashkë në mbrojtje të shtetit.

Të manifestojmë dinjitetshëm, paqësorë, krenarë dhe këmbëngulës në kauzën tonë. Bashkë si qytetarë të lirë me kërkesë të Evropës ne kemi të drejte të reagojmë kur shkelen të drejtat tona. Të manifestojmë kundërshtimin e Asosacionit dhe demarkacionit që rrezikojnë vendin, perspektiven e gjeneratave që u kemi borxh t’ua ruajmë token, sovranitetin dhe resurset e këtij vendi që synohen të tjetërsohen.

Fuqia qëndron në vullnetin e çdo individi dhe të gjithë neve bashkë.