Donald Trump paralajmëron Iranin: Mos guxoni të sulmoni, do goditeni fort

E publikuar: 05/01/2020 13:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka paralajmëruar Iranin që të mos ndërmarrë hapa për të sulmuar, pasi do të goditen fort.

Me një postim në Twitter, Trump ka reaguar pas sulmit me raketa që ndodhi një ditë më parë në ambasadën e SHBA-së në Bagdat.
‘Ata na goditën ne dhe ne i goditëm mbrapsh. Nëse ata na godasin sërish, po ju bëj një paralajmërim të fortë që të mos e bëjnë, ne do ti godasim ata fort, si asnjëherë tjetër më parë, shkruan presidenti i SHBA-së Donald Trump në Twitter,tranmseton Syri.net.
Trump shkruan se SHBA ka në shënjestër 52 vende në Iran, (që përfaqësojnë 52 amerikanët e marrë peng nga Irani disa vite më parë) që janë shumë të rëndësishme për kulturën e iranianëve.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë në kulmin e tyre, vetëm pak ditë pasi raketat e një droni amerikan vranë në Bagdad Gjeneralin Qasem Soleimani, komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit dhe njeriun e 2-të më të fuqishëm të këtij vendi.