Do t’i besoja hulumtuesit britanik, sikur…?!

E publikuar: 09/02/2019 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Jakup Krasniqi

Një hulumtues britanik nga Shkolla Ekonomike dhe e Shkencave Politike në Londër, eksperti për Evropë-juglindore, James Ker Lindsey, i cili paska thënë se:

“Nuk ka asnjë arsye që të shikohet me frikë ideja për ndryshim të mundshëm të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si zgjidhje finale për problemin shumë vjeçar ndërmjet dy shteteve”.

Pa dyshim që do t’i besoja kësaj, sikur edhe shumë studiues e hulumtues nga vendet si: Franca, Zvicra e Britania etj., mos të kishin shkruar libra me porosi e hartuar raporte me pagesa të ndryshme gjatë këtyre 20 viteve të para të mileniumit të tretë. Më parë janë shkruar disa libra në Francë nga autor që ishin kundër bombardimeve të NATO-s e sidomos Raporti i Dick Martit, po e kësaj natyre si duket është edhe hulumtimi i britanikut. Madje në Britani është shkruar edhe një libër tjetër me porosi.

Tek e fundit, ata kanë të drejtë të shkruajnë me porosi edhe t’i shfaqin pikëpamjet e tyre me pagesë e pa pagesë, por politika në Kosovë nuk duhet t’i haj! Ose i han vetëm ai që i ka porositur!

Nuk kam asnjë dyshim, se po nga këto vende, nga autor të tjerë janë shkruar libra e artikuj të ndryshëm shumë të mirë dhe shumë të paanshëm. Por, ata që burimet i marrin nga Beogradi dhe u shërbejnë politikave të krimit e të gjenocidit të tij, nuk besoj që sjellin vlera të njëmenda hulumtuese a shkencore!

Të me fali hulumtuesi, por unë e ruaj të drejtën për të dyshuar edhe shumë bile, në atë që po e thotë!