Dita e parë e punës së robotit: ajo buzëqesh dhe i di edhe shenjat komunikuese (Video)

E publikuar: 23/04/2015 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka veshur kimeno, ka rregulluar flokët dhe është grimosur, siç e bëjnë shumë njerëz në ditën e parë të punës. Aiko Çihira është një robot që ka filluar të punojë në recepcionin e një qendre tregtare në Tokio. Aiko e ka për detyrë të pres konsumatorët dhe ti udhëzojë ata. Që nga dita e parë fitoi simpatizantë të shumtë. Reagimet e blerësve ishin shumë të habitshme, ku madje me njërin prej tyre përfundoi edhe duke bërë fotografi. Aiko është e krijuar nga Toshiba, e cila në të ka vendosur 43 motorë të ndryshëm. Tregtarja e mallërave di edhe të buzëqesh dhe i di shenjat komunikuese. “Qëllimi ynë është të zhvillojmë një robot i cili mund ti kryejë të gjitha punët si njeriu. Deri tani shërbimet nga roboti janë shumë në nivel të kënaqshëm dhe kjo është një mundësi shumë e mirë të shohim se si roboti të gjendet në situata të tilla” , tha Hitoshi Tokuda nga Toshiba. Ai shton se roli i robotëve në shoqëri është ende në shqyrtim e sipër, dhe dihet që në asnjë mënyrë nuk zëvëndësohet me njeriun./KNN/