Digjet një shtëpi në Lipjan

E publikuar: 04/08/2020 11:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Ankuesi mashkull kosovar, gjatë ditës së djeshme ka raportuar se si pasojë e një kablloje të rrymës është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij në Lipjan”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Policia ka njoftuar se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz dhe se rasti vazhdon të hetohet.