Di Francesco: Duhet të përmirësohemi

E publikuar: 20/08/2018 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco, komentoi skuadrën e tij pas fitores ndaj Torinos duke thënë se duhet të përmirësohen ende.

Pavarsisht largimeve të rëndësishme gjatë verës, italiani është i bindur që skuadra e tij është po aq e fort sa ajo e sezonit të kaluar.

“Skuadra ime gjithmonë ka pasur qasje sulmuese, ne duhet të përmirësohemi në sulm, por edhe në mbrojtje”, ka thënë Di Francesco për Sky Sport.

Festa te goli i Dzekos (Foto: Getty Images)

“Kemi bërë më mirë në mbrojtje se në sulm, ku nuk ishim sot mjaft të mprehët. Të gjithë duhet të përmirësohen dhe të rrisin lojën e tyre”.

“Kam shumë lojtarë të rinj që sapo kanë ardhur dhe duhet të adaptohen, si Javier Pastore. Ai mund të jetë organizues apo mesfushor në sistemin tim, ka sjell shumë kualitet në skuadër”.

Gjatë verës u larguan dyshja kryesore Alisson Becker dhe Radja Nainggolan, normalisht Di Francesco nuk shpëtoi pa u pyetur nëse Roma e këtij sezoni është më e fortë, apo e dobët se ajo e vitit të kaluar.

“Shpresoj të bëhemi më të fortë, por gjëra të tilla nuk kanë rëndësi në këtë pikë. Kemi shitur dy lojtarë të rëndësishëm, por ata janë zëvendësuar”.

“Robin Olsen bëri shumë mirë”, ka shtuar trajneri. /Telegrafi/