Dhunohet një grua shtatzënë në Vushtrri

E publikuar: 16/12/2020 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua shtatzënë është dhunuar në Vushtrri.

Për këtë rast, policia është njoftuar nga reparti i Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

E nga policia raportojnë se rasti ka ndodhur të hënën.

“Vushtrri 14.12.2020 – 13:40. Nga reparti i gjinekologjisë në QKUK, është raportuar se një femër kosovare është shtatzëne dhe dyshohet se është e dhunuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

E me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për ekzaminim, ku pas tretmanit është intervistuar.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.