Dhuna në familje me përmasa shqetësuese, 1700 raste të grave të raportuara

E publikuar: 22/11/2019 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

OSBE-ja ka prezantuar rezultatet e Anketës mbi “Mirëqenien dhe Sigurinë e Grave në Kosovë”, në prag të 25 nëntorit – Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe fillimit të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit”.
Koordinatori Nacional kundër Dhunës në Familje, Naim Qalaj, tha se 1700 gra janë raportuar në bazën e tyre, të cilat kanë përjetuar dhunë në familje.

Ai tha se mbetet shqetësuese dhuna në familje, e cila është shumë prezente në shoqërinë tonë.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Brathau, tha se rastet e dhunës ndaj gruas po rriten në çdo vend të botës.

Ai tha se dhuna ndaj gruas është dhunë ndaj shoqërisë dhe kjo është shkelja ndaj gjithë komuniteteve.

“ Dhuna ndaj gruas është dhunë ndaj shoqërisë dhe kjo është shkelja ndaj gjithë komuniteteve. Sipas kësaj ankete 8 për qind kanë përjetuar dhunë seksuale dhe dhunë fizike nga partneri i tyre dhe një nga 20 gra janë dhunuar që nga mosha 15 vjeçare në BE. Këtë e përmendi se kjo nuk është problem vetëm në Kosovë por në gjithë vendet e BE dhe në vendin ku vij unë. Në Serbi dhe Shqipëri 22 për qind e grave janë dhunuar seksualisht dhe fizikisht. Raste të dhunës ka edhe këtu në Kosovë, ku sipas Policisë së Kosovës gratë janë vrarë nga burrat e tyre dhe kjo është një çështje që e prej gjithë familjen”, ka thënë Brathau,transmeton KlanKosova.

Natalia Apostollova, shefe e zyrës së BE-së tha se dhuna në familje mbetet një fenomen shqetësues dhe se mbetet një nga çështjet për të cilat nuk raportohet aq sa duhet.

Ajo kërkoi nga qeveria që të ndajë mjete shtesë per të luftuar këtë dukuri.