Dhjetë mbrojtësit anësor më të vlefshëm në botë, Hysaj i shtati

E publikuar: 05/11/2018 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Observatori i Futbollit ‘Cies’ ka bërë sot (e hënë) zbulimin e lojtarëve më të vlefshëm në botë, ndër ta edhe mbrojtësit anësor.

Cies ka bërë zbulimin e përmuajshëm të vlerës së transferimeve të lojtarëve.

Ky observator ka zbuluar më të shtrenjtët e çdo roli apo pozite, ndër ta edhe mbrojtësit anësor.

Në këtë listë është edhe mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, i cili është i shtati më i vlefshmi në botë.

Elseid Hysaj (Getty Images)

Sipas këtij observatori, Hysaj vlen plot 51.7 milionë euro, duke lënë mbrapa emra të njohur si Hector Bellerin, Lucas Hernandez dhe Alvaro Odriozola.

Në vendin e parë për mbrojtësit më të vlefshëm në botë është anglezi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, i cili vlen plot 96.4 milionë euro.

Dyshja e Liverpoolit janë dy nga tre mbrojtësit më të vlefshëm (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Në pozitën e dytë gjendet Kyle Walker me 88.3 milionë euro, ndërsa ‘top 3’ mbyllet me Andrew Robertson me 68.9 milionë euro.

Pozitat tjera janë të zëna nga Marcos Alonso, Joshua Kimmich dhe Joao Cancelo. /Telegrafi/

Lista e 10-të mbrojtësve anësor: