Despacito bëhet videoja e parë në botë me 4 miliardë shikime në YouTube

E publikuar: 12/10/2017 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kënga ka arritur që të thyej rekordin më të madh në YouTube, duke u bërë videoja e parë në histori që arrin 4 miliardë shikime – duke e ditur se në botë janë 7.442 miliardë njerëz, këto shifra janë marramendëse.

Në fakt, videoja është shikuar 4,002,705,832 herë, transmeton Gazeta Express.

“Despacito” që përkthehet në “Ngadalë” është quajtur kënga më e mirë latine dhe kënga e parë latine që shpërthen në SHBA.