Dështojnë projekt-rezolutat për Haradinajn

E publikuar: 10/01/2017 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Projektrezolutat për lirimin e liderit të Aleancës së Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, nga arresti në Francë, kanë dështuar të miratohen nga Kuvendi i Kosovës.

Pas disa orësh diskutimi në seancën e jashtëzakonshme plenare, projekt-rezoluta e propozuar nga Pal Lekaj, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së dhe ajo e propozuar nga Lidhja Demokratike e Partia Demokratike, nuk kanë kaluar për shkak të numrit të paktë të votave.

Për rezolutën e AAK-së, deputetët kanë dhënë 28 vota pro, 3 kundër dhe 5-se abstenime.

Ndërsa, për rezolutën PDK-LDK, 38-të deputetë kanë votuar po, 6-të kundër dhe 3 kanë abstenuar, raporton Klan Kosova.

Përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës, nuk janë pajtuar në dy pika rreth rezolutës së përbashkët, e cila kërkon që Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të lirohet nga arrestimi në Francë.


Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se me grupet parlamentare nuk është arritur pajtim në lidhje me këtë rezolutë.

Lekaj ka treguar se nuk pati konsensus në dy pika të rezolutës të paraqitur nga AAK’ja, e cila është përkrauhr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.

Përfaqësuesit e PDK’së dhe LDK’së thanë se nuk janë pajtuar në dy pikat e fundit të rezolutës, ndërkaq shtuan se kanë mbështetur tre pikat e tjera.

Këto janë pikat e propozuara për rezolutën:

  • Lirimi pa kushte i Ramush Haradinaj të ndodhë sa më shpejtë dhe të konsiderohet detyrë primare.Qeveria të kërkoj me ngulm përfshirjen e BE-së, përmes Federica Mogherini që të përshpejtohet lirimi nga mbajtja në Francë i Ramush Haradinajt.
  • Qeveria të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që të informoj të gjitha instancat ndërkombëtare që refuzon juridiksionin e Serbisë.
  • Të ndërpriten bisedimet me Serbi deri në anulimin e të gjitha fletarrestimeve.
  • Dorëheqja e të gjithë përgjegjësve negociatorë me Serbinë, sepse kane qenë të vetmit që kanë mundur të jenë të informuar për emrat që kanë fletë-arreste dhe figurojnë në listën e Interpol-it.