Deshi ta shesë foshnjën për 5 mijë euro

E publikuar: 02/04/2015 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njeriu që tentoi ta shesë vajzën e tij të porsalindur për pesë mijë është arrestuar në Valencia është thënë nga policia spanjolle.

Policia është në kërkim të 38 vjeçares, nënës së foshnjës thuhet në deklaratë.

Mashkulli i arrestuar me origjinë rumune dhe partnerja e tij të cilët ndoshta që nga fillimi planifikuan të shesin foshnjën dhe është e mundshme se ajo ka mbetur shtatzënë për këtë qëllim është thënë në deklaratën e Policisë.

Dyshohet se babai i foshnjës që para lindjes së saj ka udhëtuar për në Rumani të bëjë pazarin e shitjes me blerësit me të cilët ka qenë në kontakt nëpërmes internetit.

Policia nuk ka dhënë detaje për blerësit e dyshuar të foshnjës.

Foshnja është marrë nga prindërit dhe është vendosur në qendrën për të mitur.