Derisa të porsamartuarit pozonin me shoqëruesit, vëmendja shkoi te vogëlushi që e përqafoi moshataren (Video)

E publikuar: 28/09/2018 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë një ceremonie martesore në Filipine, e gjithë vëmendja ka shkuar te një vogëlush, derisa të porsamartuarit pozonin për fotografi.

Ata deshën të dalin sa më mirë në kuadër, bashkë me shoqëruesit e tyre, kur fëmija u zgjat dhe përqafoi moshataren, duke i bërë të gjithë të qeshin, transmeton Telegrafi.

“I kërkuam t’i mbyllte sytë dhe të mos na shikonte duke u puthur, por ai deshi të puthte vet. Na zuri të gjithëve në befasi”, ka thënë një prej të pranishmëve.

Ngjarja qesharake është bërë menjëherë virale, duke mbledhur edhe shumë reagime pozitive. /Telegrafi/