Dërguti diskuton çështjen e Astrit Deharit me konsullin e Kanadasë në Zagreb

E publikuar: 08/12/2016 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka pritur konsullin e Kanadasë në Zagreb, June Shinagawa, ndërsa takimi kishte për qëllim vënien e kontakteve mes grupeve të miqësisë në parlamentet e të dy vendeve.

Në takim sipas komunikatës për media nga Kuvendi i Kosovës, është diskutuar edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, për kontributin e jashtëzakonshëm të Kanadasë në mbështetje të Kosovës përgjatë dekadave, si dhe për bashkëpunimin e mëtejmë ndërparlamentar.

“Në takim u diskutua edhe për situatën politike dhe ekonomike në vend që nga përfundimi i zgjedhjeve të fundit, për qasjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në raport me minoritetet, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharit”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/