Deputeti i VV’së: Janë bërë akterë të shumtë që dëshirojnë ta rrëzojnë Qeverinë

E publikuar: 23/03/2020 20:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se shumë akterë, janë në përpjekje për të justifikuar me çfarë të munden, mocionin për rrëzimin e Qeverisë antikorrupsion.

Ai ka pohuar se vendosmëria e treguar nga Qeveria në luftë kundër krimit, korrupsionit, monopolit, nepotizmit ka frikësuar shumë njerëz nga të gjitha partitë.

“Kosova kishte nevojë për bashkim antikorrupsion jo për të kundërtën: bashkimin e të korruptuarve kundër Qeverisë antikorrupsion. E ardhmja do të tregojë edhe më shumë fakte të këtij bashkimi. Ai, nuk ka të bëjë fare as me miqësinë e pazëvendësueshme me SHBA, as me asgjë tjetër. Ka të bëjë me diçka shume të thjeshtë: ruajtjen e plaçkës së vjedhur”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook, përcjell Telegrafi.

Më tej ai ka bërë të ditur se nuk do të ndalen dhe se do të jenë bashkë me këdo që ka vullnet e ideal shtetin pa korrupsion.

“Ne s’ndalemi. Jemi bashkë me këdo që ka vullnet e ideal shtetin pa korrupsion, nepotizëm me rend e ligj. Këto janë vlera perëndimore të botës së qytetëruar”, vijon shkrimi i tij.