Deputeti i VV-së akuzon Qeverinë për rritjen e rasteve me koronavirus

E publikuar: 17/06/2020 15:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitm Uka, e ka quajtura kopje, modulin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij Qeveria nuk ka idenë se si të menaxhojë pandeminë, shkruan Gazeta Infokus.

“Pandemia nuk ndalet me doracak. Aq më tepër, jo me doracak të kopjuar e të papërshtatur për realitetin tonë.Pse kjo qeveri ilegale nuk e ka idenë se çfarë po bën me pandeminë tregojnë numrat.Me 15 prill i kishim 342 raste aktive. Ishin masat e Qeverisë Kurti që e ulën numrin në 199 deri me 30 maj. Rastet aktive janë dyfishuar në 5 ditë e fundit. Sot, kemi 755 raste aktive me COVID-19”, ka thënë ai.

Uka ka thënë se qeverisë ilegale nuk është duke bërë përshtypje që numri i rasteve po rritet.

Ai ka alarmuar duke thënë se një gjë e tillë nuk t’i kushtojë në ditët në vazhdim.

“Ministri ilegal i shëndetësisë, në dy javët e para në detyrë, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret përveç publikimit të një manuali edhe ndonjë fotografie, herë me maskë e herë pa maskë!Prandaj, të dashur, keni kujdes të shtuar, sepse vetëm kujdesi ynë mund të na shpëtoj”, ka shkruar mes tjerash ai.

Kujtojmë që të martën në Kosovë është thyer rekordi i të infektuarve prej nga paraqitja e rastëve të para me 13 mars 2020.
141 të infektuar me koronavirus janë paraqitur të martën./Gazeta Infokus/