Pas arrestimit të pesë deputetëve të Vetëvendosjes që hodhën gaz lotsjellës në Kuvend, të tjerët po i nënshtrohen një kontrolli të rreptë.
Njëjtë ka ndodhur me të gjithë deputetët e tjerë që po kontrollohen me detektorin që është vendosur para sallës së Kuvendit.
Seanca pritet të rifillojë në çdo moment. /Lajmi.net/