Demokracia në Veprim: Procesi zgjedhor me parregullsi të vogla

E publikuar: 11/06/2017 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjeti i Organizatave Demokracia në Veprim që është duke i monitoruar zgjedhjet, përmes një konference për media ka shpalosur disa parregullsi, por nuk i ka quajtur të mëdha.

Albert Krasniqi nga DNV ka thënë se në shkollën “Gjin Gazulli” në Prishtinë simpatizant të PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR janë prezantuar si vëzhgues, por pastaj nga drejtoresha e shkollës janë larguar nga shkolla.

Po ashtu, në Prizren është lejuar të votojë një person i cili ka pasur shenja në gisht se ka votuar më herët.

Sipas Krasniqit, nuk është raportuar për ndonjë incident serioze, dhe votimi po rrjedh normalisht.