DEMI LOVATO NOMINOHET NË ÇMIMET “GRAMMY”, NË 2019-ËN ME PROJEKTE TË REJA MUZIKORE

E publikuar: 18/12/2018 11:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë kaluar vetëm pak javë nga përfundimi i trajtimit të saj në një qendër rehabilitimi për varësinë nga droga dhe duket se gjithçka po shkon për mrekulli në jetën e saj.

Demi Lovato sapo ka njoftuar se është nominuar për një çmimin “Grammy” për projektin muzikor “Fall In Line”. Ajo dhe Christina Aguilera kandidojnë për bashkëpunimin më të mirë muzikor përballë Backstreet Boys, Tonny Bennett & Diana Krall, Lady Gaga & Bradley Cooper, Maroon 5 & Cardi B, Justin Timberlake & Chris Stapleton dhe Zedd, Maren Morris & Grey.

Për 26-vjeçaren ky është nominimi i dytë që merr në “Grammy Awards” ndërkohë që përfaqësuesit e saj janë shprehur për “Billboard” se këngëtarja nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Ajo ka rezervuar shumë projekte muzikore për vitin e ardhshëm që mund të kthehen në hite dhe të pushtojnë klasifikimet muzikore.