Delja iku nga kopshti dhe hyri në qendër tregtare, fëmijët mendonin se është lodër (Video)

E publikuar: 03/04/2018 16:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jess Hodge ndodhej në një qendër tregtare në Londër, kur një dele e ikur prej në kopshti në afërsi, vrapoi mes të pranishmëve dhe hyri brenda.

Derisa kafsha duke e frikësuar dhe jashtë kontrollit, rojat mundoheshin ta kapnin për ta nxjerrë përjashta, transmeton Telegrafi.

“Fëmijët i vraponin nga pas, duke menduar se është ndonjë lodër. Nuk kishin faj, pasi ishte hera e parë që po shihnin ndonjë dele”, e ka përshkruar ngjarjen Hodge.

Raportohet se gjallesa ka shkaktuar mjaft rrëmujë, por është kapur për tu nxjerrë jashtë pa shkaktuar ndonjë dëmtim. /Telegrafi/