Delawie thotë se të drejtat e njeriut janë sfidë për Kosovën

E publikuar: 15/09/2018 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një postim të tij të sotëm në Twitter ka thënë se të drejtat e njeriut dhe elementet fondamentale të demokracisë mund të jenë sfida për Kosovën por edhe privilegje.
“Një mundësi për të ia kujtuar vetës që të vlerësojmë vlerat e lirisë dhe të respektojmë të drejtat e njeriut dhe elementet esenciale të demokracisë. Këto mund të jenë një sfidë por po ashtu privilegj për çdo shtet të ri, në veçanti për Kosovën”, ka shkruar Delawie.

Postimi i Delawie vjen në datën e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë.

 

Image