Del pozitiv me COVID-19 një fëmijë në kopshtin “Botanika” në Prishtinë

E publikuar: 17/06/2020 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fëmijë është infektuar me virusin SARS-COV-2 në kopshtin “Botanika” në Prishtinë, raporton “Zeri.info”.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, për “Zërin” e ka konfirmuar rastin, duke iu referuar deklaratave të kryetarit Shpend Ahmeti.

Ahmeti ndërkaq ka thënë se një fëmijë ka rezultuar pozitiv me koronavirus në këtë kopsht, çerdhe kjo me bazë në komunitet, ndërsa shtoi se klasa ku ka qëndruar fëmija nuk është duke funksionuar dhe se e njëjta është duke u dezinfektuar.

Edhe më parë raste të infeksioneve me koronavirus nëpër çerdhe janë shënuar në kryeqytet. Si pasojë ishin mbyllur tri çerdhe përkohësisht. /Zëri