Debat i ashpër midis Pacollit e Daçiqit në Helsinki

31.08.2019 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Debat i ashpër midis Pacollit e Daçiqit në Helsinki

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po përfaqëson Kosovën në takimin e rëndësishëm që shënon njëkohësisht fillimin e presidencës finlandeze të BE-së.

Midis Pacollit dhe ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, gjatë punimeve të sesionit të diskutimeve dhe debatit në Forumin informal të 28 ministrave të jashtëm të BE-së, dhe atyre të Ballkanit, u zhvillua debat i ashpër.

Pacolli reagoi ndaj përpjekjeve djallëzore të shefit të diplomacisë serbe për të paraqitur një rol konstruktiv të Serbisë në rajon dhe për të demonizuar Kosovën në një forum kaq prestigjioz, përcjell KosovaPress.

“Ju tregoni përralla të tjera në Beograd dhe të tjera këtu”, i tha Pacolli homologut të tij serb.

“Nuk jeni engjëll si doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Evropës. A ju duket evropiane dhunimi i autobusëve, i qytetarëve, i bizneseve tona në pikat kufitare, apo në territorin e Serbisë ? Skandalet që ju keni bërë nëpër Afrikë janë të njohura tashmë për të gjithë”, vijoi Pacolli.

Ndërkohë në fillim të fjalës së tij, Pacolli falënderoi komisioneren për punë të jashtme Mogherini për ftesën që i bëri Kosovës të merrte pjesë si e barabartë në një forum kaq të rëndësishëm diplomatik.

Duke vlerësuar ndjenjën e përkatësisë euroatlantike të Kosovës, Pacolli i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përmbyllte misionin e vet ndaj Kosovës, duke e ndihmuar në përkryerjen e shtetësisë, mision që nisi me çlirimin e Kosovës nga gjenocidi, dhe vijoi me ndihmën e dhënë në krijimin dhe mbështetjen e institucioneve të reja kosovare.

Më tej ai shtoi se Kosova dhe populli i saj janë më të izoluarit e kontinentit Evropian, dhe shtoi se kjo gjendje s’duhet të vazhdojë. “Ne kemi përfunduar detyrimet tona sipas kontratës: ju lutem, kosovarët duhet të lëvizin të lirë, ne e meritojmë Evropën, sepse jemi evropianë!”, shtoi ai.

Duke ju referuar dialogut me Serbinë dhe pretendimeve serbe, Pacolli tha me vendosmëri se Plani Ahtisaari ishte maksimumi i lëshimeve që Kosova i ka bërë Serbisë në të gjithë planet.

Pacolli i përkujtoi këtij forumi të rëndësishëm se statusi që ka Kosova sot ka legjitimitet të plotë ndërkombëtar, madje është pranuar edhe prej shteteve që e kundërshtojnë pavarësinë sot.

Në vëmendje të pranishmëve ai solli një deklaratë të miratuar në Londër në 31 janar 2006, të ministrave të jashtëm të vendeve të Grupit të Kontaktit, BE-së, ku përveç 3 parimeve të njohura, i bëhej thirrje Beogradit të mbajë parasysh se statusi i Kosovës duhet të ketë pëlqimin e popullit të saj.

“Demarkacioni mes dy shteteve që nënkupton njohje reciproke, është i domosdoshëm, pa rregullime territoriale. Kosova është gati për dialog pa kushte… në baza barazie, por ne po bllokohemi ekonomikisht dhe diplomatikisht nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina në rajon dhe kudo”, tha ai.

Duke denoncuar në këtë forum të rëndësishëm evropian, fushatat diplomatike të Serbisë kundër Kosovës, ku po përdoren para të paligjshme, shefi i diplomacisë kosovare, tha se vendosja e taksës 100% ishte reagimi legjitim i frustrimit ndaj kësaj situate të papranueshme.

Gjatë qëndrimit në këtë forum, ministri i Jashtëm Pacolli pati takime të shkurtra dhe të frytshme me homologët e tij të shteteve kryesore evropiane dhe me ata të rajonit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Bytyçi nga PDK: Kurti e ktheu Kosovën ekonomikisht disa vite prapa

Bytyçi nga PDK: Kurti e ktheu Kosovën ekonomikisht disa vite prapa

Grenell: S’e përjashtojmë pjesëmarrjen e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi

Grenell: S’e përjashtojmë pjesëmarrjen e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi

Rezultojnë pozitiv me koronavirus gjashtë persona nga Liga Premier

Rezultojnë pozitiv me koronavirus gjashtë persona nga Liga Premier

KSHZ: KSI të informojë se si do të votojnë personat në izolim

KSHZ: KSI të informojë se si do të votojnë personat në izolim

Kushtetuesja: Nuk ndikohemi nga cilësimet e Osmanit për dokumentet përgatitore

Kushtetuesja: Nuk ndikohemi nga cilësimet e Osmanit për dokumentet përgatitore

Braziliani vazhdon bisedimet me Real Madridin

Braziliani vazhdon bisedimet me Real Madridin

​Deputeti i VV’së, Bulliqi: Për lëshimet që janë bërë në Këshillin e Cilësisë, të krijohet një raport

​Deputeti i VV’së, Bulliqi: Për lëshimet që janë bërë në Këshillin e Cilësisë, të krijohet një raport

Koronavirusi ulë remitencat, rrezikon shumë biznese në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi ulë remitencat, rrezikon shumë biznese në Maqedoninë e Veriut

Werner: Jam i hapur për t’u transferohem te Interi

Werner: Jam i hapur për t’u transferohem te Interi

Drejtori i shkarkuar i Agjencisë së Administrimit ë Pasurisë së Konfiskuar: Kërkoi pezullimin e vendimit të ministres Haxhiu

Drejtori i shkarkuar i Agjencisë së Administrimit ë Pasurisë së Konfiskuar: Kërkoi pezullimin e vendimit të ministres Haxhiu

Policia: E kemi supspenduar zyrtarin që fyu Drenicën

Policia: E kemi supspenduar zyrtarin që fyu Drenicën

Dështon transporti ndërurban, transportuesit: S’kemi llogari të punojnë me pak udhëtarë

Dështon transporti ndërurban, transportuesit: S’kemi llogari të punojnë me pak udhëtarë

Konjufca në Forumin Ministror të Selanikut: Kërkoi heqjen e fusnotës

Konjufca në Forumin Ministror të Selanikut: Kërkoi heqjen e fusnotës

Drejtori i Policisë: Vdekja e 26 vjeçarit, kjo çështje do të trajtohet më ndryshe

Drejtori i Policisë: Vdekja e 26 vjeçarit, kjo çështje do të trajtohet më ndryshe

Kurti në Prizren vizitoi shkollën fillore “Emin Duraku” e cila po ofron mësim online

Kurti në Prizren vizitoi shkollën fillore “Emin Duraku” e cila po ofron mësim online

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Abrashi: Si LDK do ta pranojmë

Vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Abrashi: Si LDK do ta pranojmë