De Biazi bënë gati formacionin për Izraelin

E publikuar: 08/06/2017 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përgatitjet e Kombëtares shqiptare për ndeshjen kundër Izraelit kanë hyrë në fazën më kulmore të saj, por duket se trajneri Xhani De Biazi ka zgjidhur dilemat në kokën e tij. Trajneri ka ideuar formacionin që pritet të hedhë në fushë ndaj Izraelit.

De Biazi sot ka provuar skemën 4-1-4-1 që ka rezultuar efikase në të kaluarën dhe që vetë lojtarët e preferojnë. Mbrojtja me katër rreshton nga e djathta në të majtë Hysajn, Gjimshitin, Mavrajn dhe Alijin, me këtë të fundit që për momentin ka fituar balotazhin me Lenjanin për një fanellë titullari.

Ndërkaq, Kukeli do të jetë mesfushori para mbrojtjes sëbashku me Amir Abrashin dhe Ledian Memushajn vendosur para tij. Në krahëtme mesfushës pritet të luajnë Hyka në të majtë dhe Roshi në të djathtë, pasi janë në nië formë të mirë.

Por dilema më e madhe është ajome sulmit, ku titullar me shumë mundësi do të jetë Cikalleshi. Por De Biazi, gjatë pasdites së sotme, ku u zhvillua një ndeshje brenda grupit, e ka provuar një pjesë loje sulmuesin kavajas, ndërsa në pjesën e dytë ka testuar në këtë pozicion Armando Sadikun.