Daniel Craig thotë se do ta luajë sërish rolin e James Bondit (FOTO)

E publikuar: 16/08/2017 11:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Daniel Craig ka thënë se po rikthehet në rolin e James Bondit.

Këtë e ka konfirmuar aktori i njohur paraqitjes së tij në emisionin “The late night”.

Craig, i cili ka luajtur 007 në katër filmat e fundit e Bond-it, deri tani ka refuzuar të thotë nëse ai do ta bëjë atë përsëri.

“Ne e kemi diskutuar këtë gjë, por po përpiqemi që t’i rishikojmë gjërat”, tha ai. “Gjithmonë kam dashur, kam nevojë për një pushim”.

Filmi tjetër Bond, i 25-ti në seri, do të dalë në nëntor 2019. /GazetaExpress/.