Daçiq: Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të mbahet më 31 tetor

E publikuar: 28/10/2019 12:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha sot se seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë do të mbahet më 31 tetor.

Sipas tij, kjo seancë do të mbahet “përkundër përpjekjeve të Prishtinës për ta shmangur mbajtjen e saj”.

” Është definitive që seanca do të mbahet më 31 tetor në Këshillin e Sigurimit të KB dhe unë do të marr pjesë në të. Në fund të fundit përfaqësuesit e Prishtinës informuan se do të merrnin pjesë në seancë”, tha kryediplomati serb për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Pati raportime se mbajtja e seancës ishte vënë në pikëpyetje.