Daçiq: Është i rëndësishëm edhe dialogu i brendshëm për Kosovën

E publikuar: 14/07/2017 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq tha sot se përveç dialogut Beograd-Prishtinë, është i rëndësishëm edhe dialogu i brendshëm për Kosovën në Serbi.

“Pavarësisht se Serbia po bën dialog në Bruksel, është e rëndësishme që dialogu të jetë edhe brenda shoqërisë sonë, dialogu i faktorëve të ndryshëm shoqërorë dhe shkencorë”, ka porositur ai.