Dacic shpreson që shtetet që e kanë njohur Kosovën, do ta tërheqin vendimin

E publikuar: 25/11/2015 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në kabinetin e shefit të diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq, është e varur një hartë e botës në të cilën me ngjyra të ndryshme janë shënuar vendet që e kanë njoftuar pavarësinë e Kosovës dhe ato që nuk e njohur.
Me dashje ose pa dashje, Daçiq, të paktën një herë në ditë, e shikon këtë hartë, shkruan gazeta Novosti e Beogradit, transmeton Koha.net.

Kjo nuk është hartë e madhe, ngjan më shumë në një “semafor” nga dueli diplomatik i Serbisë për Kosovën dhe kundër saj. Me ngjyrë të gjelbër janë shënuar vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, me të kuqen vendet që e kanë njohur pavarësinë e saj.

Në pyetjen e kësaj gazete të Beogradit pse e ka vënë këtë hartë dhe se a do të mbeten këto ngjyra gjatë në të, Daçiq është përgjigjur:

“Do ta heq për të ngjyrosur me të gjelbrën vendet që do të tërheqin njohjen”.