Çun Lajçi: Dorën n’brez e drejt hapin Ramush

E publikuar: 06/01/2017 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë ka bërë që të reagojnë shumë njerëz, ndër ta, edhe shumë fytyra të njohura publike.

Çun Lajçi na vjen me një reagim ne mënyrën e tij , mund ta shihni me poshtë :
Mos u dëshpëro kur rrugët

Nganjëherë lidhen nyje lum trimi

E kur urat përmbyten prrojesh

Mos u dorëzo

Kur pjalmi mustakut i hedh borë

E pshtjellc bahen mendimet

Ti gjurmë e përgjakun Dukagjinçe

Kosova Jote e Imja e Jona

Kurrë bimen e vet nga acari se mbrojti

E s’e ujiti kur dielli pêrcëlloi

Ty përherë plisat të presin e shallat

E bjeshkët që maten me JIPI esa

Pa metra pa harta….!

Mbaje buzëqeshjen e dorën n’brez

E drejt hapin

Se nuk harrohesh brezash

Ti gjurmë e bukur e lirisë dhe e gjakut