Courtois i ka treguar Chelseat se nuk do ta vazhdojë kontratën

E publikuar: 02/05/2018 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thibaut Courtois i ka thënë Chelseat që nuk do ta vazhdojë kontratën e re që i është ofruar. 

Sipas gazetarit Jose Ramon de la Morena të ‘El Transistor’, ai ka informacion se portieri ka kërkuar që të qëndrojë edhe një vit dhe pastaj të largohet si i lirë.

Courtois planifikon që pas 12 muajsh të kalojë te Real Madridi si portier i lirë.

Courtois drejt Madridit (Getty Images)

Duke e parë që gjërat janë duke u zhvilluar në këtë mënyrë, Chelsea do të kërkojë të fitojë para dhe ta shes në këtë afat kalimtar.

Courtois kërkon që të kthehet në Madrid afër vajzës së tij e cili jeton aty.

Për portierin belg nuk kanë munguar ofertat në kohën e fundit.

Ai pëlqehet nga shumë klube si në Angli ashtu edhe në Spanjë. /Telegrafi/