Cortana integrohet tek pajisjet iOS

E publikuar: 04/11/2015 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft do të ofrojë asistentin virtual Cortana edhe tek platformat e tjera për pajisjet mobile. Përveç pajisjeve që operojnë me sistemin Android, asistenti virtual do të ofrohet tani edhe tek pajisjet iOS. Aplikacioni ofrohet aktualisht vetëm në versionin beta dhe vetëm për përdoruesit e pajisjeve iOS në SHBA dhe Kinë.

“Duhet të theksojmë se ky është versioni i parë publik beta i Cortana-së për pajisjet iOS. Për momentin, Cortana për pajisjet iOS është në dispozicion vetëm në SHBA dhe Kinë. Gjatë muajve të ardhshme do të vazhdojmë të lëshojmë përditësime të vazhdueshme tek aplikacioni, për të zgjeruar veçoritë dhe funksionalitetin e tij,” shkroi kompania në blogun e saj.

Meqë Cortana nuk është integruar mirë tek pajisjet iOS, ju nuk mund të përdorni për momentin veçorinë “Hey, Cortana” për të aktivizuar asistentin.