Copa gjigante e gurit rrokulliset poshtë kodrës, ndalet vetëm pak centimetra larg veturës – pasagjerët i shpëtojnë vdekjes “për një fije floku” (Video)

E publikuar: 21/02/2019 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Se fati duhet të jetë në anën e juaj për çdo sekondë të jetës e dëshmon më së miri videoja e publikuar më poshtë, ku shihet se si disa persona për “një fije floku” i shpëtojnë vdekjes.

E gjithë ngjarja filloi kur një ekskavator po qëndronte në maje të një kodre ku shoferi po mundohej ta hidhte poshtë një copë të madhe të gurit, transmeton Telegrafi.

Dhe derisa kjo copë e madhe e gurit filloi të rrokulliset, kamera amatore ka filmuar momentin kur nga askund shfaqet një veturë e ndalur në afërsi të vendit ku po rrokullisej guri.

Megjithatë më e keqja nuk ndodhi “për një fije floku”, kur guri humbi forcën rrotulluese dhe u ndal pak centimetra para veturës, të cilës po t’i binte sipër sigurisht se do ta shkatërronte të tërën së bashku me personat që ishin brenda. /Telegrafi/