Claudio Bravo mund të humb vazhdimin e sezonit të Ligës Premier

E publikuar: 21/08/2018 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester Cityt e ka filluar furishëm mbrojtjen e titullit të kampionit të Ligës Premier.

Pas dy ndeshjeve të para, Cityn zënë pozitën e parë të renditjes tabelore me maksimum pikë dhe me një diferencë mbresëlënëse të golave, ku kanë shënuar tetë sosh dhe kanë pranuar vetëm një.

Megjithatë, jo gjithçka është ideale për skuadrën e drejtuar nga spanjolli Pep Guardiola.

Ky i fundit kishte mbetur pa njërin ndër lojtarët më të mirë, belgun Kevin De Bruyne, i cili dëmtoi ligamentet dhe do të mungojë në dy deri tre muajt e ardhshme gjersa të dielën u lëndua rëndë edhe Claudio Bravo.

Portieri 35-vjeçar kilian ka dëmtuar tendinin e Akillit dhe ishte transferuar menjëherë në spital, ku sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një dëmtim serioz.

Sipas BBC, Bravo mund të humbasë pothuajse tërë sezonin aktual të ligës elitare angleze gjersa tani ka shkuar në Barcelonë për ekzaminime më të detajuara mjekësore.

Theksojmë se portieri i tretë te Manchesteri është 20-vjeçari, Daniel Grimshaw. /Telegrafi/