Chiellini: Juve ‘përtej kufijve’ me CR7, ai e ka mbushur boshllëkun e lënë nga Buffon

E publikuar: 19/02/2019 18:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Giorgio Chiellini e ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për mbulimin e Gianluigi Buffon me karakter dhe punë, ndërsa flet edhe për Ligën  Kampionëve.

Ai në një intervistë për Marca të dhënë të martën, ka treguar Juventusin e tanishëm.

“Ne jemi duke punuar për Ligën e Kampionëve”.

“Është objektivi ynë, edhe pese është i komplikuar. Shorti na dha përballë një ekip që është shumë i ngjashëm me ne”.

Giorgio Chiellini . Puglia/Getty Images)

“Championsi një obsesion? Jo, është një objektiv që po e ndjekim me qetësi. Ne e dimë se ka 5-6 skuadra të afta për ta fituar, por ne duam të kthehemi në Wanda Metropolitano më 1 qershor”.

“Duke qenë kapiten është një nder i madh. Unë jam në Juve qe 15 vjet dhe e konsideroj si shtëpinë time të dytë”.

“Është një përgjegjësi për mua, fakti që unë përfaqësoj të gjithë ata që janë pjesë e këtij klubi, nga tifozët tek shokët e mi dhe drejtorët”.

“Ardhja e Ronaldos ishte e rëndësishme. Në aspektin e karakterit, ai e ka mbushur boshllëkun e lënë nga largimi i Buffon”.

Cristiano Ronaldo, Cancelo dhe Giogio Chiellin (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

“Vetëm një budalla do të kishte dyshuar në aftësinë e tij për të shënuar gola dhe për të asistuar”.

“Në sajë të Cristianos, ne po shkojmë përtej kufijve tanë”, deklaroi Chiellini. /Telegrafi/