Chelsea për ta harruar humbjen turpëruese, Malmo për befasi – formacionet zyrtare

E publikuar: 14/02/2019 19:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea nuk po kalon momente të mira në kampionatin anglez.

Skuadra londineze ka pësuar dy humbje të rënda në tri ndeshjet e fundit 4-0 nga Bournemouth dhe 6-0 nga Manchester City.

Kësisoj ekipi i udhëhequr nga Maurizio Sarri synon t’i harrojë këtë dy rezultate zhgënjyese sonte kundër Malmos në 1/16 së finales në Ligën e Evropës.

Chelsea është ndër ekipet favorite për të triumfuar në këtë garë dhe synon të marrë fitore nga udhëtimi në Suedi.

Në anën tjetër skuadra suedeze Malmo ka për synim t’i befasoj ish-kampionët e Anglisë.

Formacionet zyrtare:

Malmo: Dahlin, Vindheim, Nielsen, Bengtsson, Safari, Traustason, Bachirou, Lewicki, Rieks, Antonsson, Rosenberg.

Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Christensen, David Luiz, Emerson, Jorginho, Kovacic, Barkley, Willian, Giroud, Pedro. /Telegrafi/