Çfarë po ndodh tek Juventus? Sarri zëvendëson Ronaldon në minutën e 55, reagimi i portugezit…

E publikuar: 10/11/2019 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo u zëvendësua ndeshjen e kaluar të Juventusit dhe në Itali plasën polemikat për një krisje midis tij dhe trajnerit Sarri.

Tekniku duket se tashmë i ka hedhur benzin zjarrit pasi portugezi është zëvendësua në minutën e 55-të.

Kurrë nuk kishte ndodhur më parë tek Juventus që ai të largohej në këtë minutë, për më tepër kur ndeshja është 0-0 dhe ekipit i duhet fitorja.