CEO i bursës kriptografike famëkeqe Mt.Gox i shpëton burgimit

E publikuar: 16/03/2019 04:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish ekzekutivi i Mt.Gox Mark Karpeles është shpallur fajtor për falsifikimin e rekordeve financiare por u lirua nga të gjitha akuzat e tjera përfshirë akuzat e përvetësimit.

Sipas Bloomberg, gjykata i ka dhënë 2 vite e gjysmë ndalim që do të thotë se ai nuk do të shkojë në burg nëse nuk bën një shkelje tjetër për katër vitet e ardhshme.

Bursa Mt.Gox me seli në Tokio ishte më e madhja në botë e kriptomonedhave deri kur humbi 500 milionë dollarë bitcoin në 2014-ën nga një sulm kibernetik.

Kur Karpeles tha se kishte rikuperuar 850,000 bitcoin, autoritetet vunë në pikëpyetje saktësinë e qëndrimeve të tij.

Atij më pas ju ngarkuan disa akuza përfshirë edhe përvetësimin nga 2017 dhe prokurorët kërkonin 10 vite dënim me burg.

Tashmë Gjykata e Distriktit të Tokios ka vendosur se Karpeles ka vepruar pa qëllime të këqija dhe se kishte përdorur burimet e tij financiare për të mbuluar faktin se Mt.Gox kishte humbur një sasi të mëdha parash nga hakerët.

Ndërsa gjykata nuk gjeti prova që mbështetin akuzat e përvetësimit tha se nuk ka justifikim për dëmin që i është bërë besimit të konsumatorëve. /PCWorld Albanian