Çeku: Emrat janë “Top sekret”, Gjykata Speciale është politike

E publikuar: 06/08/2015 14:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-komandanti i UÇK’së, Agim Çeku, e ka vlerësuar si politike themelimin e Gjykatës Speciale. Sipas tij, ky institucion po bëhet për të bërë balance mes popujve në Ballkan për të mos u dukur askush si fitues.

Ndërkohë, ka thënë se askush prej vendorëve nuk i di emrat e atyre që do të ndiqen penalisht.

Udhëheqësi i luftës së UÇK’së ka thënë se ishte i vështirë vendimi për të themeluar Gjykatën Speciale, por thotë ushtarët e UÇK’së e bënë edhe një sakrificë.

Kryetari i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK’së, Agim Çeku ka folur për Gazetën Express edhe për procesin e verifikimit të veteranëve, punën e Qeverisë dhe proceset tjera rreth këtij procesi.

Ish-Ministri i FSK’së ka folur edhe pse dështoi themelimi i Forcave të Armatosura dhe kur pritet që Kosova të ketë ushtrinë e saj.