Cancelo: Mentaliteti fitues i CR7 i përkryer për Juventusin

E publikuar: 13/07/2018 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Superylli i Juvenusit, Cristiano Ronaldo, do ta përmirësojë mentalitetin e skuadrës, gjithnjë sipas Joao Cancelos.

Edhe Cancelo edhe Ronaldo erdhën te Juventusi për të përforcuar skuadrën par asezonit të ri.

Cancelo beson se një prej legjendave të Real Madridit ka mentalitetin fitues.

“Është një kënaqësi e madhe për mua dhe të gjithë lojtarët që të luajnë me një kampion si Cristiano Ronaldo”.

“Jam i sigurt se ai do të rrisë kualitetin e skuadrës dhe do të na ndihmojë që të fitojmë”.

“Ai ka mentalitet fituesi dhe ka fituar shumë në karrierën e tij. Në të njëjtën kohë, Juventusi ka arritur të rrëmbejë shtatë tituj të kampionit dhe shprsoj se do të përshtaten mjaft mirë”, deklaroi Cancelo.

Ronaldo kaloi te Juventusi për 120 milionë euro, teksa Cancelo, i cili luajti për Interin sezonin e kaluar, kushtoi 40 milionë euro. /Telegrafi/