Cameron Diaz: Të plakesh? Sa gjë e bukur

E publikuar: 18/04/2016 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E lindur në San-Diego me një baba anglo-gjerman dhe një nënë kubano-amerikane, ajo renditet aktualisht mes femrave më seksi në botë.

Dhe mendon se në fakt, të qenit seksi dhe e bukur, është një gjë që nuk vjetrohet aspak me kalimin e moshës.

Madje sipas saj, plakja e bën njeriun të duket edhe më

fisnik, pse jo, edhe më të bukur.

E promovuar fillimisht si një modele, deri në rolin e saj të parë, së bashku me Jim Carrey në filmin “The Mask”, në vitin 1994, që atëherë, karriera e saj ka qenë në rritje.

E mesa duket, edhe optimizmi i saj se megjithëse vitet që po ikin, jeta mbetet e bukur gjithsesi. Ajo gjithashtu.