Bytyqi takon ambasadorin turk, flasin për vazhdimin e bashkëpunimit në arsim

E publikuar: 05/03/2019 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka takuar ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Bytyqi ka njoftuar në Facebook se me diplomatin turk ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në arsim mes të dy vendeve.

“Ambasadorin Sakar e urova për detyrën e re dhe e falënderova për përkrahjen e vazhdueshme që shteti turk i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat e jetës, e veçanërisht në arsim”.

“Theksova bashkëpunimin e mirë që kemi pasur edhe me ish ambasadoren Kilic dhe theksova gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje në të mirë të ofrimit të arsimit cilësorë për nxënësit dhe studentët”, ka shkruar ai.