Bushati dhe Sejamini, Beqajt në Open: Keni marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë sëbashku

E publikuar: 05/05/2020 00:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në pjesën e tretë të emisionit Open është i ftuar ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Beqaj pati përplasje për konçensionet me analistët Neritan Sejamini dhe Andi Bushati.

Sipas Sejaminit dhe Bushatit të gjitha konçensionet e qeverisë kanë dështuar. Deklaratat e tyre u kundërshtuan fuqishëm nga ish-ministri Beqaj.

Pjesë nga debati:

Sejamini: Qeveria e Ramës ka marrë 3 miliard euro borxh. Shtoi edhe 1 miliard euro që janë konçensione shkojnë në total 4 miliard euro. Keni marrë borxh rreth 40% të GDP(Prodhimit të Brendshëm Bruto). Qeveria Rama ka marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë sëbashku. Ku shkuan paratë?

Beqaj: Nuk është e vërtetë. Nuk kemi marrë borxh 40% të GDP. Paratë kanë shkuar në rilindjen urbane.

Sejamini: Çfarë është kjo?

Beqaj: Është ristrukturimi i qyteve. Janë konçensionet e në shëndetësi që kanë qenë të suksesshme.

Sejamini: Pra ju keni çuar të gjitha paratë për sheshe dhe parqe. Nuk ka investime në infrastrukturë.

Bushati: Të gjitha konçensionet në shëndetësi ju dështuan. Konçensioni i Check Up-it është një dështim. Ju keni ndarë paratë me privatin për një shërbim të mirë, dhe në tani kriza u përballua nga spitali publik. Kriza tregoi që konçensionet në shëndetësi ishin dështim.

Beqaj: Kjo është e pavërtetë. Konçensioni i Check U-it nuk punon tani sepse njerëzit janë brenda për shkak të pandemisë. Konçensioni i sterilizimit funksionon vetëm me 1/3 e tij, sepse aq operacione bëhen.