Bursa Japoneze e hakuar dy ditë më parë do të rimbursojë 435 milionë dollarë

E publikuar: 28/01/2018 18:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bursa e kriptografike e Tokis e cila u hakua dy ditë më parë CoinCheck tha ditën e Dielë se do të rimbursonte 425 milion dollarë para virtuale të vjedhura nga hakerat.

Kjo vjedhje shihet si ndër më të bujshmet në historinë e monedhave kriptografike. Kështu kompania pritet të rikthejë 90% të vlerës së humbur.

Coincheck tha në një qëndrim zyrtar se do të paguante 260,000 pronarët e monedhave NEM. Kjo vjedhje hedh dyshime mbi sigurinë dhe shton më tepër shqetësimet e autoriteteve rreth bitcoin dhe monedhave virtuale në terësi.

Dy burime të afërta me autoritetet financiare Japoneze thonë se këta të fundit kanë paralajmëruar të paktën 30 firma që operojnë në këtë fushë.

Një sulm i ngjashëm në 2014-ën ndaj Mt.Gox, një bursë e cila përpunonte 80% të transaksioneve globale të bitcoin, shpalli falimentin pasi humbi gjysëm milionë dollarë bitcoin.

Sakaq jo më larg se javën e kaluar liderët botërorë në Davos paralajmëruan rreth rreziqeve të monedhave virtuale. /PCWorld Albanian