Bugajski: Shtëpia e Bardhë beson se mund të gjejë një zgjidhje për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë

21.10.2019 08:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Bugajski: Shtëpia e Bardhë beson se mund të gjejë një zgjidhje për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë

Eksperti amerikan për Evropën Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, Janus Bugajski, thotë se Shtëpia e Bardhë beson se mund të gjejë një zgjidhje për kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për këtë qëllim edhe ka një vëmendje të shtuar ndaj kësaj çështjeje në Washington.

Sipas Bugajskit, angazhimi më aktiv amerikan nuk bëhet për të shtyrë anash BE-në, por vetë BE-ja duket se ka hequr dorë nga roli i saj në rajon duke dështuar në përshpejtimin e procesit të zgjerimit.

Megjithatë, analisti amerikan nuk pret që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet shpejt, marrë parasysh se në Prishtinë ende mbetet të formohet qeveria e re, ndërsa Serbia po u afrohet zgjedhjeve.

Sa i përket situatës politike në Kosovë, Bugajski ka një vlerësim të lartë për Albin Kurtin, si fitues i zgjedhjeve dhe me gjasë kryeministër i ardhshëm i Kosovës. Sipas Bugajskit, Kurti “sjell një nivel të ri të entuziazmit në luftimin e problemeve që e kanë pllakosur vendin” dhe kjo po ashtu “ia jep atij një avantazh të qartë në skenën ndërkombëtare”.

“Në anën e politikës së jashtme, ai nuk ka shumë gjasa të joshet në ndonjë marrëveshje që do ta dëmtojë Kosovën dhe mendoj se do të tregohet një negociator i zorshëm por racional, që mund të punojë me të dërguarit e SHBA-së”, thotë Bugajski për Kurtin në një intervistë për Kohën Ditore.

Në fund, eksperti amerikan paralajmëron se edhe Moska mund të përpiqet të ketë një rol në dialogun Kosovë-Serbi, porse një gjë e tillë nuk do të ndihmonte procesin.

“Duhet kujtuar se të vetmet marrëveshje të suksesshme që janë zbatuar në rajon janë ato ku Moska nuk ka luajtur asnjë rol – si në Dayton, Ohër dhe Prespë. Dhe çdo marrëveshje e qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të mbetet e lirë nga ndërhyrja prej Kremlinit”, thotë Bugajski. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron: Ky ishte vetëm fillimi

Shkarkimi i bordit të Telekomit, Hoti paralajmëron: Ky ishte vetëm fillimi

AGK: Kryeministri Rama nis fushatë degraduese edhe ndaj medieve në Kosovë

AGK: Kryeministri Rama nis fushatë degraduese edhe ndaj medieve në Kosovë

Hasani: Kurti duhet të merret edhe me zyrtarët serbë që marrin paga, pa shkuar asnjë ditë në punë

Hasani: Kurti duhet të merret edhe me zyrtarët serbë që marrin paga, pa shkuar asnjë ditë në punë

Veliu: Anëtarësimi në INTERPOL dhe EUROPOL mbetet prioritet i imi si ministër

Veliu: Anëtarësimi në INTERPOL dhe EUROPOL mbetet prioritet i imi si ministër

Haradinaj: Albin Kurti ka shfuqizuar vendimet e Isa Mustafës

Haradinaj: Albin Kurti ka shfuqizuar vendimet e Isa Mustafës

Të enjten, shi dhe borë – çfarë moti do të kemi në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

Të enjten, shi dhe borë – çfarë moti do të kemi në Kosovë gjatë ditëve pasuese?

Pas reagimit të “Maraklive t’kerreve” BQK premton lehtësira për sigurimin e veturave

Pas reagimit të “Maraklive t’kerreve” BQK premton lehtësira për sigurimin e veturave

PSD: Kurti do ta menaxhojë pak më mirë korrupsionin, por nuk do ta transformojë sistemin

PSD: Kurti do ta menaxhojë pak më mirë korrupsionin, por nuk do ta transformojë sistemin

Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë

Bulizmi i pranishëm në të gjitha nivelet e sistemit arsimor në Kosovë

Serbia arreston pesë persona për trafikim me migrantë

Serbia arreston pesë persona për trafikim me migrantë

Haradinaj: Ky është qëndrimi im dhe i AAK-së për dialogun me Serbinë

Haradinaj: Ky është qëndrimi im dhe i AAK-së për dialogun me Serbinë

Shoqata e prokurorëve: Kërcënimet nuk na lëkundin

Shoqata e prokurorëve: Kërcënimet nuk na lëkundin

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria themelon Këshillin Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së

Qeveria Kurti shkarkon bordin drejtus të PTK’së

Qeveria Kurti shkarkon bordin drejtus të PTK’së

Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin në Gjilan

Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin në Gjilan

12 vite burgim dhe 10 mijë euro dy të akuzuarve për grabitje

12 vite burgim dhe 10 mijë euro dy të akuzuarve për grabitje